Dy të dërguarit e Uashingtonit dhe Brukselit, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak zhvilluan një takim lamtumire mes tyre. Ky takim i dy zyrtarëve të lartë vjen kur mandatit të tyre po i vjen fundi në detyrat që kanë pasur vitet e fundit, duke mbuluar zhvillimet politike në shtetet e Ballkanit dhe më gjerë.
Eskobar e vlerësoi takimin me Lajçakun si shumë produktiv. Lajçak shkroi në Facebook se këtë javë ai do të diskutojë për Ballkanin Perëndimor me partnerët amerikanë si dhe bashkëbisedues nga OKB në Uashington dhe Nju Jork.
Ai ka thënë se ka paraqitur një propozim kompromisi për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit në Kosovë, ndaj pret reagime konstruktive nga të dyja palët deri më 13 maj.