Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar në Milano nga policia, që gjetën në garazhin e tyre 5.2 kilogramë heroinë. Disa blloqe droge ishin mbuluar me soppressata kalabreze dhe të mbushura me vakum.
Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dy të dyshuarve dhe ka gjetur kartëmonedha me vlerë prej 70 mijë eurosh. Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.