Ardian Isufi la dje qelitë e burgut të Drenovës duke përfituar nga amnistia, por po kërkohet nga policia për vjedhje.
I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga Aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.
Mjeti i vjedhur nga ai ishte një “Ford Fiessta” i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.
Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit. Më pas policia ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar lëvizjet e tij. Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip “Ford Fiessta” që kalonte në aksin rrugor Korçë-Pogradec deri në fshatin Luamalas. Grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë.