Gjykata e Posaçme ka vendosur burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, të akuzuar për atë që njihet si “Masakra e Lushnjes” në shtator të 2017. Në vendimin e saj gjykata thotë se Haxhiu duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Ndërkohë rreth dy javë më parë Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të shpallë fajtor Laert Haxhiun dhe ta dënojë atë me burgim të përjetshëm si autori kryesor në atë që njihet si masakra e Lushnjës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në vitin 2017.
Haxhiu mbahet i arrestuar në Greqi prej rreth një viti, por tashmë autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Haxhiut që rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Shkak për ngjarjen e Lushnjes, u bë një konflikt i vjetër që familja Haxhiu kishte me familjen Bare. Banda e Aldo Bares i dogji banesën xhaxhait të Laert Haxhiut, për këtë shkak, ky i fundit vendosi të hakmerret. Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi dhe pritet vendimi i gjykatës së Apelit nëse do të ekstradohet në Shqipëri.