Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako në lidhje me ndryshimin e masën së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Shkak për ndryshimin e masës nga ana e gjykatës u bë tejkalimi i afateve të paraburgimit. Ndërkohë, SPAK kishte kërkuar që Dako të kthehej në qeli.
Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.