45-vjeçari, Arili Kalija e kishte kthyer shtëpinë e vjetër të babait në bazë për montimin e minave, të cilat dyshohet se i shiste tek grupet kriminale. Ai ra në prangat e policisë teksa i transportonte nga Lura në drejtim të Rrëshenit.
Në komunikatën për mediat behet e ditur se inteligjenca policore kishte informacion për 45-vjecarin, ndaj realizuan operacionin “Safe City 2”, duke e arrestuar ne kushtet e flagrancës ne hyrje te qytetit te Rrëshenit. 45-vjecari Arili Kalija banon në Thumanë të Krujës, ndërsa në Lurë të Dibrës, tek shtëpia e vjetër e te atit, kishte ngritur bazën e armëve e minave.
Policia e Rrëshenit bën te ditur se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari te rende kriminale.
Gjatë kontrollit policia i gjeti:
•4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
•3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
•3 kapsolla të lidhura me fitil;
•2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.