Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi fjalën për procedurë në foltoren e Kuvendit, ku akuzoi sërish vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama për përfshirjen në trafikun e drogës me grupin kriminal të Xibralës. Ndërsa fliste për këtë çështje, Bardhi ka ironizuar Nikollën duke i thënë se e kupton faktin që trafiku i drogës është çështje personale e Ramës dhe nuk mund të diskutohet në interpelancë në Kuvend, ndërkohë që kryeparlamentarja i ndërpreu fjalën.
Bardhi: Zonja kryetare hiqe nga fjalori kërcënimin se do të ndërpresë fjalën sepse nuk i shkon kryetares së Kuvendit. Së dyti, nuk e di çfarë quanin veprimtari shtetërore, por për mua trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioritare. Veprimtaria e agjencive sekrete të huaja është çështje shtetërore. E kuptoj që trafiku ndërkombëtar i drogës për Edi Ramën është çështje private. Se nëse familjarë të tu janë të përfshirë në trafik droge, pa dyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e konsideron veprimtari shtetërore.
Nikolla: Lironi foltoren! Do vazhdojmë me rendin e ditës! Rri prit me qetësi vendimin e organeve të drejtësisë nëse ke shpifur apo jo. Tani na lë të vazhdojmë.