Manchester United po bëhet gjithnjë edhe më i interesuar për ish-trajnerin e Bayern Munich dhe RB Leipzig, Julian Nagelsmann, ndërsa spekulimet për të ardhmen e Erik ten Hag vazhdojnë. Tekniku holandez është nën presion te “Djajtë e kuq” si trajner i United dhe zërat janë shtuar se ai mund të zëvendësohet në fund të sezonit.
54-vjeçari ka zhgënjyer në këtë sezon me ekipin që ka bërë një paraqitje larg pritshmërive. Ten Hag kërkon që të qëndrojë në “Old Trafford” pasi beson se mund të ndryshojë situatën, ndërsa ekipi zhgënjeu edhe në sfidën ndaj Brentford në fundjavë duke barazuar.
Nagelsmann aktualisht është në krye të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe ai pritet të drejtojë përfaqësuesen në Euro 2024 në qershor. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Bernd Nojendorf ka si synim për të zgjatur qëndrimin e 36-vjeçarit, pasi e vlerëson punën që ai ka bërë deri më tani.
Dëshira e Nagelsman është që të finalizojë transferimin përpara nisjes së turneut. Aksionerët e rinj e vlerësojnë së tepërmi 36-vjeçarin dhe në bord është diskutuar opsioni që ai të ulet në stol. Edhe ish-tekniku Ralf Ragnik e propozoi emrin e gjermanit për të marrë drejtimin e United.