Një operacion është zhvilluar sot në Vibo Valentia komunë në rajonin e Kalabrisë për të ekzekutuar 11 urdhër arreste për persona të akuzuar si të përfshirë në trafik droge. 11 të dyshuarit akuzohen për transport, posedim, shitje dhe transportim e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash.
Masat e arrestit janë vazhdimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “ndrangheta” në zonën e Vibos si dhe për rrjetet e furnizimit të drogës, të ardhura edhe nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria, përveç kanaleve të shitjes edhe jashtë Kalabrisë, si ato të drejtuara drejt Siçilisë.