Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një 62-vjeçarje i është vendosur lënda plasëse në derën e banesës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tom Kola”, rreth orës 03:40 të 25 marsit. Burime bëjnë me dije se autori ka qenë i maskuar dhe me motor. Ai ka hedhur lëndën plasëse në portën e banesës së 62-vjeçares Frida Sala dhe më pas është larguar.
Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e saj, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.