Igor Tudor është i përzgjedhuri i Lazios për stolin. 45-vjeçari ka firmosur deri në qershor 2025, për një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.
Pak kohë më parë lakohej në stolin e Napolit, ndërsa tashmë ka arritur akordin me një tjetër klub të Serie A. Igor Tudor do marrë drejtimin e Lazios, për të pasuar në këtë mënyrë trajnerin e dorëhequr, Maurizio Sarri. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, kroati do të marrë frenat e skuadrës të paktën deri në qershorin e vitit 2025. Një kontratë prej më shumë se një sezoni, nga ku Tudor do përfitojë të paktën 2.5 milionë në vit plus bonuse.
45-vjeçari ka fituar besimin e presidentit, Claudio Lotito, që ka pranuar se zgjedhjet bëhet në bazë të objektivave të skuadrës. Kreu i klubit kryeqytetas shton se tek kroati kanë parë një person që sigurisht është në gjendje të drejtojë skuadrën, duke pasur përvojën, karakterin dhe mundësinë për të qënë në gjendje të përdorë lojtarët që ka në dispozicion. Tudor ka një eksperiencë si futbollist në kampionatin italian, pasi ka veshur fanellën e Juventus dhe Siena, ndërsa si trajner ka drejtuar Udinese dhe Helas Verona.