ITALIA DISTANCOHET NGA FRANCA
TAJANI: DERGIMI I TRUPAVE NE UKRAINE RREZIKON LUFTEN E TRETE BOTERORE
MINISTRI I JASHTEM ITALIAN KUNDERSHTON QENDRIMIN E PRESIDENTIT EMMANUEL MACRON
KOKA
Ministri i jashtëm italian Antonio Tajani kundërshton qëndrimin e presidentit Emmanuel Macron për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë.Ai thotë se një vendim i tillë do të shkaktonte luftën e tretë botërore.
TEKSTI
Italia është dostancuar nga deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron i cili kohë më parë la të kuptohet se ekziston mundësia e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë nëse Moska përshkallëzon sulmet.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në një aktivitet në qytetin e Veronës, shprehu se ishte kundër kësaj deklarate.
“Unë besoj se NATO nuk duhet të hyjë në Ukrainë” dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë”, tha Tajani, duke shtuar se me një vendim të tillë do të rrezikonte nisjen e luftë së tretë Botërore.
“Të gjithë njerëzit me arsye të shëndoshë nuk do të donin përshkallëzimin e konfliktit, shtoi ministri,’ i cili komentoi edhe deklaratat e Papës.
Ati i shenjtë i bëri thirrje Ukrainës pak ditë më parë të gjente kurajë për të ngritur edhe flamurin e bardhë nëse është nevoja, vetëm për t’i hapur rrugë bisedimeve për zgjidhje paqësore të konfliktit me Rusinë.
Ministri italian u shpreh se nuk shikon asnjë problematikë në qëndrimin e Atit të Shenjtë duke thënë se ai po bën vetëm thirrje për paqe.