Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kishte një urdhër arresti europian.
Karabinierët e Modenas kanë ekzekutuar urdhër arrestin e autoriteteve gjermane ndaj të riut shqiptar, i cili banonte në Modena.
I riu është vënë në kërkim pasi me 13 shkurt, gjatë një kontrolli rrugor, në furgonin tip “Fiat Fiorino”, policia gjermane gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë të fshehura.
Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.