Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Beratit ka dhënë vendimin duke i lënë në burg nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, pasi mbi to rëndon akuza për keqtrajtim të një 10 vjeçari, nipi i Natashës dhe djali i Armandos.
Denoncimi u bë nga nëna e të miturit, pasi për përfitime ekonomike, e ekspozonin djalin në TikTok, duke përdorur fjalor banal.
Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor të shthurur, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.