Një vajzë 29-vjeçare u gjet e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj në Durrës.
E reja u gjet nga familjarët, të cilët dyshojnë se ajo ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën.
Policia tha se ngjarja ndodhi sot në mengjes në lagjen 14 në Durrës.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.