Ish-lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ndërroi jetë disa ditë më parë nga motive ende të paqarta, por poashtu mister ka mbetur edhe vendndoshja e trupit të tij. Nëna e Alexei udhëtoi në burgun e quajtur “Ujku polar”në Arktik , por pas 2 orësh pritje iu tha se trupi ishte zhvendosur pasi po kryheshin analiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Autoritetet lajmëruan zonjën se do të tërheqë trupin kur të ketë përfunduar ekzaminimi i dytë.
Bashkëpunëtorët e Navalnit u shprehën se Navalny u vra me urdhër të presidentit Vladimir Putin dhe se tani po përpiqen të fshijnë gjurmët e vrasjes.
“Unë mendoj se të gjithë duhet të kuptojnë se është Vladimir Putin ai që personalisht urdhëroi vrasjen e Alexei Navalny dhe ai duhet të marrë përgjegjësinë për këtë. Dhe shpresoj që liderët perëndimorë do të përpiqen të bëjnë sa më shumë presion mbi të”.
Navalny ishte një nga figurat më të spikatura të opozitës ruse kundër regjimit të Putinit. Ai po vuante disa dënime me burg për akuza të motivuara politikisht.
Më shumë se 400 persona janë arrestuar pas tubimeve në të gjithë Rusinë.