Interi fitoi me poker golash kundër Salernitanës në “San Siro” dhe kryeson Serie A me 63 pikë.
Skuadra e Inzagit e nisi vrullshëm dhe pas 2 shtyllave, gjeti golin në minutën e 17 me Turam. Dy minuta me pas Martinez e çoi rezultatin ne 2-0. Në të 40, Dumfris shënoi të tretin. Mesfushori kuqezi Kristjan Asllani u fut në lojë në minutën e 66’ ne vend të Çalhanoglu.
Zikaltrit dominuan dhe fitoren e vulosi Arnautoviç ne te 90. Kjo sfidë ishte speciale për kapitenin zikaltër, që shkon në 125 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet.
Ai lë pas Ikardin në listën e golashënuesve të Interit dhe pozicionohet në vend të 8. Argjentinasi është lojtari i 3 në historinë e klubit që shënon të paktën 20 gola, në 3 sezone radhazi.
“Ecim përpara me forcën e grupit. Kanë ardhur lojtarë të rinj e te gjithë janë në dispozicion për një vend. Ne punojmë për të ngritur Interin. Rinovimi? Jemi në rrugën e duhur, kam ende 2 vite e gjysëm kontratë.”
Salernitana vazhdon momentin negativ, ndërsa ngelet në kuotën e 13 pikëve pas 24 javëve në vend të fundit në renditje.