Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Altin Çokun. Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini në Kamëz. Nga kafazi i Gjykatës i pandehur tha se arrestimi i tij është i paligjshëm pasi nuk është ai që ka publikuar foto e të ndjerës në rrjetet sociale por një tjetër person.
“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet se kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H., janë mesazhet në telefonin e vajzës së ndjerë”, tha Altin Çoku.
27-vjeçarja Sibela Abedini u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në Kamzë fundjavën e kaluar pas publikimit në rrjetin social Tik Tok të një fotoje intime të saj me Altin Çokun. Familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi dhe dënim për 39-vjeçarin që e shtynë nënën e një vajze dy vjeçe të ndërmerrte aktin e rëndë.