Këngëtari dhe moderatori i njohur, Robert Berisha, festoi ditëlindjen e 46-të dy javë më parë. Urimet kanë qenë të shumta, por vëmendjen e mori e dashura e tij, Ana Skrel, përmes një InstaStory.
“Urime ditëlindjen për mashkullin që ma vodhi zemrën”, thuhet në postim.
Ana mesa duket është shqiptare dhe është në një lidhje me Robertin prej muajsh. Ajo nuk njihet për publikun shqiptar, ndërsa në Instagram numëron mbi 6 mijë ndjekës.
Një detaj tjetër rreth marrëdhënies së tyre është diferenca e madhe në moshë. Bukuroshja në gusht ka mbushur 23 vjeç, gjë që bën të kenë një diferencë 23 vite.
Këngëtari ende nuk ka bërë një reagim apo deklaratë për romancën e tij.