7 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatit ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi në Kurbin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë qenë 3 persona të cilët janë futur brenda ambienteve të firmës së përpunimit të inerteve dhe kanë qenë me automatik në drejtim të pronarit dhe ekonomistit Selami Mihana. Ky i fundit humbi jetën për shkak të plagëve të marra nga dy plumba ndërsa 51-vjeçari Gjeloshi mbeti i lënduar. Nga ambientet e spitalit objektivi i atentatit ka mohuar që të ketë konflikte me njeri.
Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe me veshje si të policisë. Bëhet e ditur se ata kanë lëvizur me dy mjete ‘Range Rover’ ndërsa njëri prej tyre është gjetur i djegur në Fushë-Milot. Burimet thanë se shënjestra e atentatit Ardian Gjeloshi është mbajtur disa ditë nën monitorim me dron spiun dhe u qëllua vetëm pak minuta pasi ishte futur në biznesin e tij mëngjesin e të shtunës.
Policia vijon hetimet në pistën e ndonjë konflikti të 51-vjeçarit në lidhje me biznesin ndërsa nuk përjashtohet mundësia që atentati të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes. Kjo pasi në vitin 2002 Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij Dritan Gjeloshi qëlluan me armë në drejtim të një mjeti kamionçinë ndërsa mbeti e vrarë infermierja Marie Prenga dhe u plagosën dy persona, mes tyre një oficer i FNSH