Policia e Rrogozhinës ka arrestuar 35-vjeçarin Ndriçim Sokoli pasi ditën e djeshme ai ka dhunuar për vdekje nënën e tij 75-vjeçare. Fillimisht u raportua se vdekja e të moshuarës kishte ardhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e saj nuk kishte shenja, por nga ekspertiza mjeko-ligjore është konstatuar se ajo është dhunuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Policia raporton se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.