Në portin e Durrësit është bllokuar një sasi prej 34 mijë copë cigare elektronike, pasi tentuan t’i fusnin kontrabandë.
Ngarkesa arrinte deri në 1500 kg (34420 copë në total) dhe kishte si destinacion përfundimtar Kosovën. Nisur nga Gioia Tauro në Itali, autoritetet doganore shqiptare vunë re nga një kontroll se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Kosovës.
Për këtë arsye, administrata doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontenierit në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal.