Federata Kosovare e Futbollit ka mundësuar tri ndeshje miqësore për Dardanët.
Kosova do të luajë në Jerevan kundër Armenisë me datë 22 mars dhe 4 ditë më vonë do të përballet me Hungarinë në Budapest. Ndeshja e tretë do të luhet kundër Norvegjisë në Oslo me 5 qershor. Synimet e institucionit kosovar të futbollit është të caktojë edhe një tjetër miqësore në qershor, por akoma vazhdojnë bisedimet.
Miqësoret do t’i ndihmojnë Dardanët të përgatiten për ndeshjet zyrtare në vjeshtë për kompeticionin e Ligës së Kombeve. Gjithashtu është bërë e ditur se sfidat do të luhen në transfertë, pasi stadiumi “Fadil Vokrri” po rikonstruktohet.
Që nga paraqitja zhgënjyese e ekipit të Dardanëve në Euro2024, akoma nuk është përcaktuar një trajner i ri i kombëtares.