Pavarësisht depërtimit të masave ajrore me origjinë jugperëndimore, vendi ynë këtë fundjavë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Pritet të kemi mot të kthjellët dhe diell në pjesën më të madhe të kohës. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim.
Në orët e mëngjesit në zonat luginore do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës, po ashtu nuk do të mungojnë ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.