Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për keqpërdorim të detyrës duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.
Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ish-zyrtarët janë dënuar për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Pal Lekajt i është ndaluar për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrojë funksione publike në administraë.