Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku do të mbizotëroi kohëzgjatja me diell por me temperatura të ulëta e kryesisht ato në vlerat minimale. Ditët e martë e mërkurë pritet të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin e me temperatura të ulëta. Prani të ngricave të forta në akset rrugore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak