Gjykata e Posaçme ka dënuar me 150 orë shërbim prove kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ai u dënua me një vit burg, por që iu konvertua në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Më 15 nëntor të vitit të kaluar Hajdari u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Kryebashkiaku i shpëtoi heqjes së mandatit nga KQZ. Shkak për gjykimin e Hajdarit, u bë një dënim të marrë në Greqi të cilin ai e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit.
Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”.