Emergjencat civile të bashkisë Përmet kanë njoftuar ditën e sotme se është shkëputur nga mali një masë shkëmbore në fshatin Çarshovë, në Njësinë Administrative Çarshovë. Masa shkëmbore gjatë rrokullisjes ka rënë në banesën e shtetasit Thoma Vangjeli.
Si pasojë e rënies së masës shkëmbore është dëmtuar Dhimitër Vangjeli 25 vjeç. Masa shkëmbore ka rënë në çatinë e banesës dhe i ka dëmtuar gjymtyrët e poshtme të 25-vjeçarit. 25-vjeçari i zënë prej masivit shkëmbor në banesën e tij në Përmet është shpëtuar nga policia dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë dhe se i janë dëmtuar gjymtyrët e poshtme.
Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e policisë, zjarrfikës dhe ai i urgjencës.