Shpesh mund të kemi duar të skuqura dhe të irrituara, por pa e ditur nga çfarë shkaktohen.
Nervat dhe muskujt kërkojnë furnizim të vazhdueshëm me gjak për të funksionuar. Dhe çdo proces inflamator që ndikon në rrjedhën e gjakut mund të shkaktojë ndryshim të ngjyrës së lëkurës.
Por çfarë do të thotë skuqja e duarve?
Është një gjendje e trashëguar
Ashtu si ngjyra e flokëve apo e syve, një nuancë e kuqërremtë në pëllëmbët tuaja mund të jetë thjesht një tipar i zakonshëm i trashëguar brez pas brezi. Ju mund të vëreni se pëllëmbët tuaja bëhen më të kuqe kur ato janë të ngrohta ose kur i mbani duart në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.
Duart tuaja janë të irrituara
Faktorët e jashtëm (si prsh: larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i hidratuesve me aromë të fortë ose kontakti i zgjatur me kimikate irrituese) mund të jenë shkaku. Këta faktorë mund të dëmtojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke çuar në acarim, skuqje, çarje etj.
Mund të keni ekzemë
Kur keni ekzemë, mund të përjetoni thatësi dhe acarim në të gjithë trupin. Kjo do të thotë që edhe duart tuaja mund të preken dhe të skuqen. Ju gjithashtu mund të vëreni flluska në pëllëmbë dhe në anët e gishtërinjve tuaj.