Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar pasi ishin bllokuar në aplet e Valbonës.
Turistët kishin shkuar për të eksploruar me motorë bore, por për shkak të terrenit të thepisur kishin mbetur të bllokuar.
Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.
Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.”– njofton policia.