Për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë përsëri intensitet deri mesatar. Në lartësinë mbi 700-800 metra reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Era do të vijojë të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 11°C , ë zona e ulëta 5 deri 13°C dhe në zona bregdetare 8 deri 14°C