Prokuroria e Tiranës ka kërkuar rikthimin në burg të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj dhe ekzekutimin e kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.
Kërkesën në Gjykatën e Lartë do ta shqyrtojë Ilir Panda, por ende nuk ka një datë dhe orar të caktuar për seancën.
Kujtojmë se Goxhaj u arrestua me 31 korrik 2023 me qëllim ekstradimi në Hagë me urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës. Ai do të përballet me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë, të cilat i ka mohuar gjatë procesit.