Banorët brenda shtëpisë së Big Brother kanë nisur të miqësohen me njëri-tjetrin e të ndajnë përjetimet e tyre. Në një bisedë së fundmi mes Roza Latit dhe Rike Roçit, kjo e fundit e ka pyetur moderatoren nëse është në një marrëdhënie.
Këtë gjë Roza e mohoi menjëherë e madje nuk do të krijonte më një lidhje me një VIP, ku pa përmendur emra iu referua historisë së saj me Stinen.
Rikja: A do të krijoje një lidhje këtu brenda?
Roza: Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtarë kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pash si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.