Me ardhjen e dimrit trupi ynë priret më shumë që t’i dorëzohet sëmundjeve. Imuniteti fillon të bjerë edhe për shkak të pranisë më të lartë të viruseve, nga gripi tek e ftohura.
Mirëpo, ka disa sëmundje të tjera që “zgjohen” me ardhjen e të ftohtit.
Çrregullime nga sfera mendore
Çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që zakonisht ndodh me ndryshimin e stinëve dhe i atribuohet më së shumti uljes së dritës së diellit dhe niveleve më të ulëta të neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina. Të moshuarit, në veçanti, mund të përjetojnë ankth nëse duhet të dalin jashtë në mot të keq, duke çuar kështu në një ndjenjë më të fortë izolimi.
Problemet e lëkurës
Ndryshimet e temperaturës – ftohtë jashtë, nxehtë në shtëpi – si dhe nivelet e lagështisë do të ndikojnë në lëkurë, veçanërisht në rastet e sëmundjeve kronike të lëkurës si psoriasis dhe dermatit atopik ku ekziston rreziku i shpërthimeve. Disa nga masat mbrojtëse përfshijnë hidratim adekuat, si të trupit me konsum të lëngjeve ashtu edhe të lëkurës me produkte të përshtatshme.
Sëmundjet e frymëmarrjes
Në përgjithësi, ne e dimë se njerëzit reagojnë ndaj temperaturës në mënyra të ndryshme. Njerëzit me astmë që ndjejnë se gjendja e tyre përkeqësohet me të ftohtin, ndërsa të tjerë gjejnë lehtësim në lagështinë e dimrit.