‘Big Brother Vip Albania’ nisi me debate dhe tensione që ditën e parë të transmetimit.
Dje, Roza Lati dhe Jul Deda u përfshinë në një debat me njëri-tjetrin. Shkak është bërë pasi Roza ka thënë se personi që do të donte jashtë shtëpisë është Juli.
“Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori.”
Juli mesa duket, nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse Roza mendon ashtu për të.
Debati:
Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja. Mos shty urrejtje
Jul Deda: Ndaj teje?
Roza Lati: Jo, në përgjithësi
Jul Deda: Nuk shtyj unë urrejtje. S’kam turma njerëzish që më vijnë nga mbrapa
Roza Lati: Mund të kesh Shkodrën, je djalë shkodre. Aq duan populli
Jul Deda: Mos e shani Rozën ej
Roza Lati: O Jul karagjozi mblidh mendjen edhe mbaje me gojën kur flet
Jul Deda: Mos i jep gojën, mos më çaj kokën kur flet. Për çfarë i jep gojës. Unë them mos shani Rozën, kjo thotë karagjoz.
Roza Lati: Pse i jep ti?
Jul Deda: Unë them bëra, shaka kjo vazhdon.
Roza Lati: Mbaje veten, ka shaka e shaka, me të qeshme, me të ngjeshme i keni bërë këto muhabete. Ktej po ofendon, ktej thua bëra shaka. Mbaje veten, në raport me mua dhe të gjitha gocat. Po na trajton me shpatë në dorë, “çohu ik andej”, çfarë na di neve copë lecke. A e kontrollon veten kur flet. Duhet të ta imponoj respektin?
Jul Deda: S’ma imponon.
Roza Lati: Po edukatën tregon o Juli.
Jul Deda: Publiku vendos. Gazi tha “jemi në moment sharje”, unë thashë “kanë sharë Rozën”
Roza Lati: Po pse mua, çfarë jam unë këtu.
Jul Deda: Kërkoj ndjesë. Çohu tani
Roza Lati: S’je as baba e as vëllai im, s’të dhj*s fare me urdhërat e tua
Jul Deda: Mos e prish gojën, të kërkova ndjesë edhe për këtë.
Roza Lati: Jam ul në krevatin tënd që të çohem? Pi lullën aty