Gjykata e Lartë e OKB-së, në një seancë të zhvilluar dje, tha se qeveria izraelite kërkon shkatërrimin e Gazës.
Pretendimet u bënë nga avokatët e Afrikës së Jugut teksa paraqitën rastin e tyre duke akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Afrika e Jugut gjithashtu i bëri thirrje gjykatës që të urdhërojë Izraelin të ndërpresë operacionet ushtarake në Gaza.
Izraeli – i cili do të paraqesë mbrojtjen e tij të premten – i ka hedhur poshtë me forcë akuzat si “të pabaza”.
Gjykata do të japë vetëm një opinion mbi pretendimin për gjenocid, megjithëse është duke u vëzhguar nga afër.