Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën. Lajmi u bë i ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Presidentja, përmes një postimi në platformën “X”, falënderoi Sheikun Al Zayed që pranoi propozimin e saj. Ndër të tjera, Osmani tha se tashmë hapet një rrugë e re për munësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Nga 1 Janari 2024, të gjithë shtetasit e Kosovës mund të lëvizin lirisht pa viza në zonën Schengen.