Peshëngritësi Erkand Qerimaj bëri krenar të gjithë shqiptarët dje, teksa fitoi medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare. Ai ia doli të mbajë 149 kg në stilin e shkëputjes.
Vetë Qerimaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falënderon të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.
“Medalje argjendi në Lojërat e Mesdheut! I gëzuar dhe shumë krenar për arritjen e radhës. Mundi, sakrificat, lodhja u shpërblyen me medalje dhe ngritjen e flamurit! 20 vite medalje Mesdhetare, Europiane, Botërore. Dua të falenderoj zotin si fillim që më ndihmon të kem vullnet e të mos dorëzohem, familjen për gjithe lodhjen, motivimin, vullnetin e përkushtimin për të arritur deri këtu. Falenderimi gjithashtu shkon për të gjithë njerëzit e angazhuar në institucionet që janë pjesë e punës për të ngritur flamurin Kombëtar! Së bashku mund të arrijmë edhe më lart!”, shkroi ai.