Spanja ka njohur zyrtarisht pasaportën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Në një postim në Facebook, Bislimi shkruan se DG Home (Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e BE-së) ka njoftuar se njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës nga Spanja.
Kështu, qytetarë e Kosovës mund të udhëtojmë pa viza drejt Spanjës.