Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të premten se i ka regjistruar dy kandidatë të cilët do të garojnë kundër Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale në mars.
Komisioni ua pranoi kandidaturat Leonid Slutskyt, kryetarit të komisionit për punë të jashtme në dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë, si dhe Vladislav Davankovit, nënkryetarit të dhomës së ulët të Parlamentit.
Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen më 17 mars.
Stutsky është anëtar i partisë nacionaliste, Partia Liberale Demokratike, ndërsa Davankov vjen nga Partia e Re e Popullit.
Asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë në gjendje ta sfidojë Putinin, megjithatë.
Rivalët kryesorë të Putinit, Aleksei Navalny dhe Vladimir Kara-Murza, janë duke kryer dënime të rënda me burgim, për të cilat thonë se janë të motivuara politikisht./ REL