Një sherr banal për një vendparkim ka përfunduar në dy të vrarë dhe dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çollopek të komunës së Bërvinicës.
Raportohet se personat janë të afërm me njeri-tjetrin dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje.
Një person rreth moshës 60 vjeçar është i dyshuari për vrasjen e dy personave.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.