Dimri shkakton “dhimbje koke” veçanërisht kur vjen puna tek fatura e energjisë elektrike. Në vendet e ftohta, sigurisht, që nevojitet ngrohje e mirë edhe pse faturat në fund të muajit janë të kripura.
Mirëpo, ka disa truke që do t’iu ndihojnë të harxhoni sa më pak energji elektrike.
Kujdesuni që të investoni tek çatia apo muret që kanë më shumë kontakt me erën dhe shiun, pasi çereku i nxehtësisë që mund të shpërndani në shtëpi me anë të ngrohseve, mund të humbasë nëse nuk keni një shtëpi të izoluar.
Rreth 40% e nxehtësisë del jashtë nga dritaret ndaj është mirë t’i mbuloni ato me perde të trasha.
Nëse keni një oxhak që e ndizni rrallë sigurohuni që ta mbyllni në brendësi të tij në mënyrë që të mos qarkullojë ajri i ftohtë.