Dea Mishel, ish-konkurrentja e Big Brother Vip Albania 2, është rikthyer në vëmendjen e mediave dhe shkak për këtë është bërë lidhja e saj e dashurisë.
Duket se Dea Mishel është rikthyer me ish-të dashurin e saj, Isli, me të cilin pati një lidhje 5-vjeçare. Asokohe Dea Mishel tregoi se ishin ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta për shkaqe xhelozie.
“Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, tha dikur Dea.
Dyshja është fotografuar në Paris teksa shijojnë së bashkë “qytetin e dashurisë”.