Moshat e treta nuk kanë mundësi ekonomike që të bëjnë pushojnë tek plazhet private. Një çift që po bën plazh në hyrje të qytetit të Pogradec ka vendosur çadrën pranë brishtëve dhe ferrave. Rrezikojnë jetën prej gjarpërinjve.
“Për pensionistët kjo është mirë që gjemë vend e këtu, tek shezlongët nuk arrijmë dot. S’ka një shkallë që të zbresësh nëpër ferra, gjarpërinj. Dhe mos të bësh një sy gjumë, se po të zuri ke frikë se të vjen gjarpri.”
Kjo është një prej hapësirave të pakta publike në vijën liqenore të Pogradecit. Siç duket dhe nga pamjet pjesën më cilësore e kanë marrë privatët.
“Sivjet skandal, kanë lënë nga një rrëzkë kështu.”
Një tjetër hapësirë tjetër publike është dhe kjo në brendësi të qytetit. Pushuesit kanë ankesa për sigurinë. Kullë ka, por roja nuk duket askund.
“Ne paguajmë taksa, absolutisht që po, po Bashkia, duhet ti rregullojë këto gjëra.”
“Po si nuk qenke i rrezikuar. Unë deri në gju futem, not nuk di, nuk futem më tutje.”
Pakënaqësi kanë dhe për pastërtinë.Thonë se punonjësit e bashkisë duhet të pastrojnë çdo ditë jo vetëm në nisje të sezonit.
“Gjendja në plazh si e shikoni nuk është shumë e mirë. le për të dëshiruar shumë. Para pak ditësh, nxorën forcat e ushtrisë këta dhe një pjesë të bashkisë që mblodhën disa letra.”
“Po kjo bëheshe për një ditë moj. fadroma, makina mbrapa. Të hiqnin dhe disa prej atyre, do bënin shumë mirë për fëmijët se aty thyen kokën.”