Kanë nisur shembjet në pikën turistike të Drilonit për parkun ujor Drilon-Tushemisht. Burime bëjnë me dije se po prishen disa objekte me struktura betoni të ndërtuara ndër vite dhe ura mbi ujërat e lumit.
Ky aksion i IMT dhe Policisë Bashkiake Pogradec ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të vijojë edhe me disa objekte të tjera turistike në Tushemisht. Nuk ka patur rezistencë as nga pronarët, pasi ishin njoftuar për prishje vullnetare.
Palë me këtë aksion është bërë gjithashtu Policia e Shtetit.
Sipas të dhënave prishja e tyre i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh.