Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka dhënë pasaportën shqiptare, trajnerit të kombëtares, Sylvio Mendez Campos Junior.
Pasaporta iu dorëzua trajnerit të Kombëtares gjatë Mbrëmjes Gala “ Më të mirët 2023” të ndarjes së çmimeve të vitit për futbollin e djemve dhe të vajzave.
Në drejtimin e Sylvinhos kombëtarja arriti të kualifikohet në EURO 2024.