Një shqiptar akuzohet si pjesë e krimit të organizuar në përfshirjen e trafikimit të kokainës në Bournemouth të Anglisë. Policia britanike ndaloi një automjet në Rushton Crescent rreth orës 20:50 të së hënës së 8 gushtit ku arrestoi edhe shqiptarin që kërkohej për trafik kokaine.
Pas kontrollit në makinën e tij efektivët gjetën 50 çanta me kokainë me vlerë prej më shumë se 4 mijë paund. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, doli sot para gjykatës dhe akuzohet për veprën penale të trafikimit të drogës së klasit A. Ndërsa pritet në ditët në vijim të jepet vendimi për shqiptarin e kapur me kokainë.
Gjykatësit anglezë kanë theksuar se drejtësia do të ndërmarrë veprime të fuqishme për të penguar aktivitetet e krimit të organizuar dhe do të ndjekë penalisht të gjitha ata që përfshihen në këto aktivitete, në mënyrë që të mbrojnë qytetarët nga veprimtaria e bandave të trafikut të drogës.