Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, ku për herë të parë do të zhvillohet mbledhja e Bordit në Shqipëri. Në fjalën e tij, Rama nënvizoi rëndësinë e sportit për të rinjtë.
“Hera e parë që kemi nderim të kemi këtu me ne miq të nderuar nga bota e sportit dhe ne nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë. Ju jeni këtu nga 3 kontinente dhe Tirana është qyteti evropian i sporteve për vitin 2023, kështu që nuk mund të gjenim momente më të mira përpara fundit të vitit për të festuar edhe prezencën tuaj këtu. Do të doja të sigurohesha që ju jeni pritur mirë dhe garancia është zoti Fidel, i cili është edhe presidenti ynë vizionar dhe në sajë edhe të tij, KOKSH aktualisht është në një moment të ri zhvillimi dhe në sajë të tij po bëhet një punë e mirë duke mbështetur nisma të rëndësishme për sportet. Por së pari për gjeneratat tona të reja, për fëmijët tanë që marrin pjesë në lëvizjet olimpike“, u shpreh Rama.
Rama mbështeti edhe kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës do të jemi të gjithë krenar për vendimin që është marrë edhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë për juve, por ju merrni vendime si njerëz të sportit, sepse nëse do të ishit njerëz të politikës, nuk do të ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim”, tha Rama.