Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në zonat malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 9-13 °C, në vendet e ulëta 7-12 °C në vendet malore 0-7 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.