Dhimbjet e kyçeve mund të shfaqen për arsye të ndryshme, madje mund të ndikohet edhe nga i ftohti.
Ju mund të përjetoni dhimbje në çdo pjesë të trupit tuaj, por shqetësimi nga ndryshimi i motit ndodh kryesisht në ije, gjunjë dhe kyçet e këmbës.
Studimet kanë treguar se njerëzit me artrit zakonisht përjetojnë dhimbje kyçesh kur moti ftohet.
Disa mënyra për të qëndruar ngrohtë dhe për të shmangur dhimbjet e këmbëve në mot të ftohtë:
Bëni ushtrime që ju nxehin
Kryeni ushtrime që nxisin sistemin tuaj kardiovaskular duke rritur rrjedhjen e gjakut në muskuj dhe duke rritur temperaturën e trupit tuaj.
Vishuni më trashë
Vishni rroba të përshtatshme që ju mbrojnë nga i ftohti, sidomos në rastet kur stërviteni jashtë. Ndërsa trupi juaj ngrohet, ju mund të hiqni disa rroba sipas nevojës.
Mos e ndalni papritmas stërvitjen
Kjo do të parandalojë shtrëngimin e muskujve dhe ngurtësimin e kyçeve, do të mbajë rrjedhjen optimale të gjakut dhe do të ruajë ritmin dhe motivimin tuaj për të vazhduar.